Si prodhohet mjalti? Mjalti është nektar( leng i ëmbël) natyror dhe ëmbëlsi e koncentruar e luleve që është përpunuar nga bletët dhë është kthyer në shurup të pasur. Burimi i nektarit nga i cili është bërë mjalti e përcakton ngjyrën dhe aromën e tij, ndersa lloji më i mirë është mjalti me ngjyrë të çelur. Mjaltin më të mirë e bëjnë bletët roje, kurse e mbledhin nëpër viset malorë dhe drurët e tyre. Më pas kullotet dhe, përpos një sasie poleni dhe enzimash, shumica e papastërtive eleminohen. Mjaltin e përpunojnë bletët puntore që e thithin nektarin e luleve me thumbin e tyre si gjuhë dhe e depozitojnë në mjaltë të lukthit. Bleta e kthen mjaltin dhe e depoziton në qeliza ose me të i ushqen brubujt. Bleta puntore e mbart polenin në shportat e polenit që i mban në këmbët e përparme. Dobitë e mjaltit! Mjalti është një ndër ushqimet me vlera te larta dhe te dobishme. Vlerat e tij janë të dobishme dhe multifunskionare për sa i përket organizmit të njeriut. Ai është mjet për shpërlarje dhe laksativ. Përmban veti pastruese dhe forcuese, i pastron arteriet dhe zorrët nga papastërtitë. Eliminon bllokimin e mëlçisë, të veshkave dhe të fshikëzës urinare. Është gjithashtu konservans i përgjithshëm. Mjalti ka aftësi të absorbojë dhe të ruajë lagështinë dhe është konservans i shkëlqyeshëm i ushqimit, ndërsa disa lloje të mjaltit janë përdorur në shërimin e plagëve. Mjalti nuk duhet t’u jepet fëmijëvë nën moshën 1 vjecare. Elmentët që përmban mjalti varen nga llojet e luleve dhe përbërja minerale e tokës në rajonin ku bletët thithin nektarin. Nxit funksionimin e sistemit nervor, punën e gjëndrave dhe forcon endotelin e kapilarëve të gjakut. Mjalti ka veti antibakterore zhduk bakteriet. Elementet përbërës të mjaltit! Hekuri i cili në 1kg mjaltë gjendet në sasi prej 11.05 mg, është i, domoshdoshëm,në,enzimat e frymëmarjes së qelizave të organizmit dhe luan rol të veçantë në nxitjen e punës së organeve të gjakut në palcën eshtërore. Kaliumi është elment përbërës i mjaltit, pa të cilin organizmi nuk mund të ekzistojë. Në 1 kg mjaltë ka 495,35 mg kalium dhe natrium. Kaliumi shërben në organizëm si përbërës dhe lidhës i albuminave dhe të glikogjienit, rregullon diurezën ( urinimin adekuat) dhe nxjerjen e këlbazës. Ndërsa Kobalti është i pranishëm në mjaltë 0,0001-0,0003 %. Mungesa e tij në organizëm shkakton humbje të oreksit, plogështi dhe sëmundjen e quajtur akobaltozë. Kolobati është pjesë përbërëse e vitaminës B12. Në rajonet bilogjeokimike akobaltoza paraqitet me ndryshime në rritje, peshë, zhvillim dhe në sterilitet ( shterpësi). Kolobati ndihmon edhe proceset në ecurine e vitaminave A, C dhe E. Duke ndihmuar enzimat oksiduese të oksigjenit në qelizë. 1kg mjaltë përmban 40,42 mg kalcium, pa të cilin është e pamundur zhvillimi i organizmit, ekzistimi i botës bimore dhe i botës shtazore. është element i përbërës i protoplazmës qelizore, eshtrave, muskujve dhe sistemit nervor. Jonet e kalciumit aktivizojnë muskulin e zemrës, shpejtojnë procesin e mpiksjes së gjakut inhibojnë ( ndalin) gjakderdhjen. Kalciumi ka edhe efekt diuretik ( lehtësues të urnimit) është antiinflamator, antiarkitik dhe antialergjik. Në 1 kg mjaltë gjejme: “ sasi prej 18,88 mg magneziumi” Kripërat e tij veprojne si laksansë, kanë efekt sedativ qetësues në sistemi nervor, rregullojnë frymëmarjen pengojnë spazmat tetanogjene, ngadalësojnë ritmin e zemrës, lehtësojnë shkëmbimin endoqelizor, aktizivojnë, sistemin reikuloendotelial, neutralizojnë produketet toksike helumese të metabolizmit dhe forcojnë imuntetin fagocitozën. Gjithashtu mjali është i përbërë edhe nga Bakër. Në 1kg mjaltë përbëhët prej 0,0001-1% bakër. […]
Tag: dhe dobitë
Kafja e gjelber dhe dobite e saj
Ekstrakti i kafesë së gjelbër është bërë shumë i njohur në mesin e pjesëtareve të gjinisë më të bukur, sepse ai premton humbje peshe, zmbrapsje të oreksit, përshpejtim të metabolizmit dhe djegien më të shpejtë të yndyrnave. Tingëllon shumë mirë, apo jo? Kjo kafe shitet madje edhe në kafenetë më të famshme botërore dhe është […]
Ananasi dhe dobitë për shëndetin
Ananasi është një frut tropikal dhe ka një shije shumë të veçantë. Ka ngjyrën e diellit, një aromë të parezistueshme, përmban një enzimë e cila ka efekte të fuqishme për stomakun. Por është më mirë ta konsumojmë të freskët, sepse në kuti apo komposto, humbet shumë veti. Thuhet se ka ardhur në Evropë pasi është zbuluar […]