Reklame:

Pjeshka dhe Kajsia dy fruta te kendshme e te shendetshme

Nëse ka një frut që nuk duhet të mendoheni dy herë për ta ngrënë ajo është pjeshka. Të buta apo të forta, me push ose jo, nuk ka rëndësi. Kudo që jeni “kapni” një dhe konsumojeni.

Ndërsa pjeshka kultivohet gjerësisht, kajsia me sa duket është lënë pak pas dore.  E kultivuar në të njëjtën mënyrë si pjeshkët, karakteristika e kajsisë është padyshim fruti i verdhë plot tul të shijshëm, bërthama e madhe dhe aroma e pakrahasueshme. Megjithëse kajsia ne fakt është një frutë shumë e vlefshme si nga ana ushqimore, ashtu edhe dietike.

Në 100 grame kajsi të freskët ka:. proteina 0.65 g. glucide 9.80. celulozë 0.8. kkalori 42, kalcium 15 mg, fosfor 23, natrium 1, kalium 420, raporti K/Na 420, magnez 8.5, squfur 6, hekur 0.6, fluor 14 mkg, jod 0.5 provitamina A 1.3 mg, Vit. B10 0.04 Vit. B3 0.05, Vit. PP 0.07, vit. C 6.

Bie në sy vlera e lartë e raportit K/Na gjë që e bën kajsine më shumë të këshillueshme si një faktor për parandalimin e çrregullimeve të qarkullimit të gakut.

Pjeshkët e freskëta janë burim i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e vlerave të ph në gjak. Ato po ashtu përmbajnë edhe hekur, bakër i cili i nevojitet hemoglobinën.

Vlerat ushqyese për 100 gram pjeshke: Potas 260 mg. Kalori 27 kcal. Ujë 90,7 g. Karbohidrate 6.1 g. Proteina 0,8 g. Sheqerna 6.1 g. Fibra 1.6 g. Kalcium 8 mg. Natrium 3 mg. Hekur 0,4 mg. Kalium 260 mg.

Pjeshka dhe kajsia duke qenë relativisht të varfëra në sheqerna mund të konsumohen në sasi të bollshme në të gjitha moshat.