Reklame:

Efektet pozitive ne shendet, te orizit te zi!

Orizi i zi, ose ndryshe i quajtur orizi i ndaluar, njihet per vetite shume te mira ndaj organizmit. Dikur prodhohej ne sasi shume te vogla, vetem per eliten kineze, por sot mund ta gjeni shume lehte ne treg.

Çfare e ben kaq unik kete oriz?

Duke filluar nga sasia e larte e antioksidanteve qe permban si rrjedhoje e ngjyres se erret. Madje ai ka perqendrimin me te larte te antioksidant-antocianin krahasuar me dritherat e tjera.

Nga konsumi i rregullt mund te parandaloni semundjet kardiovaskulare, ndalohet levizja e radikaleve te lira, permiresohet funksionimi i trurit dhe reduktohet inflamacioni. Orizi i zi gjithashtu permban dhe antioksidantin – Vitaminen E, e cila eshte e rendesishme per shendetin e syve, lekures dhe organizmit ne teresi.

Prania e fitonutrienteve ndihmon ne pastrimin e trupit nga toksinat, permban sasi te larte fibrash dhe parandalon shfaqjen e diabetit, duke shmangur edhe obezitetin tek njerezit qe jane te predispozuar.