Vlerat e jashtezakonshme te farave te specit per shendetin

Farat e specit jemi mesuar t’i hedhim ne kosh perpara çdo gatimi te perimes.

Megjithate, keto fara bardhoshe kane te njejtat vlera si speci vete.

Speci dhe farat e tij jane te dobishme kunder semundjeve kardiovaskulare dhe mbajtjen e kolesterolit ne nivele te uleta.

Specat jane te pasur me fiber, proteine, vitamina dhe minerale si magnezi, fosfori, kaliumi, hekuri dhe kalçiumi.

Me poshte gjeni te renditura vlerat e jashtezakonshme te farave te specit.

Burim i vitamines C

Farat dhe speci jane te pandashem ne permbajtjen e vitamines C.

Kjo e fundit ndihmon ne perthithjen e hekurit ne organizem dhe eshte nje antioksidant i fuqishem.

Shendeti i zemres

Sipas te dhenave, specat dhe farat e tyre jane nje burim i pasur ushqyesish dhe flavonoidesh.

Ata parandalojne mpiksjen e gjakut dhe ulin gjasat e shfaqjes se atakut ne zemer apo ishemise.

Kjo eshte arsyeja perse speci duhet ngrene me te gjitha farat.

Shendeti i syve

Vlerat e farave te specit jane te mira edhe shendetin e syve.

Farat jane te pasura me vitamine A qe permireson shikimin veçanerisht naten.

Vlera te shumefishta

Te gjitha llojet e specave, pavaresisht ngjyres, ndihmojne ne mbajtjen nen kontroll te diabetit, kolesterolit dhe dhimbjeve.

Farat permbajne kapsaicine, e cila sipas te dhenave eshte nje substance e jashtezakonshme mireberese.

Shendeti i lekures

Farat duhen konsumuar shpesh, sepse permbjane shume vitamine E, e cila i jep shkelqim rinor lekures dhe i ben floket me te forte.

Djegia e kalorive

Nese jeni duke pergatitur nje sallate me mish pule, perdorni speca bashke me fare per nje shije me te plote.

Sallata te tilla me keto perberes jane te shijshme dhe nuk permbajne shume kalori.

Te pasur me fiber

Speci dhe farat e tij jane shume te pasur me fiber dhe e mbrojne organizmin nga toksinat dhe bakteret.