Reklame:

Censusi/ Pelikani Kaçurrel ne PKDK shton kolonine e tij, arrin ne 194 individe

Diten e djeshme Administratat e Zonave te Mbrojtura ne qarqet Shkoder, Lezhe, Fier, Berat, Vlore dhe Korçë zhvilluan censusin e pelikanit dalmat.
Ky census ka nje rendesi te veçante per Parkun Kombetar Divjake-Karavasta pasi eshte i vetmi vend riprodhimi i Pelikanit Kaçurrel ne Shqiperi.

Puna e mire e AdZM Fier  i ka krijuar kushte te pershtatshme kolonise se pelikaneve ne oazin e tyre natyral ne Ishullin e pelikanit ne Lagune. Kjo pune e palodhur dhe e perkushtuar  e stafit te drejtuar nga Ardian Koçi, e cila ka vazhduar sistematikisht prej vitesh ka bere qe nga 37 fole ne vitin 2014 te arrijne ne 85 fole dhe me 65 zogj te Pelikanit Kaçurrel ne vitin 2020.

AdZM Fier monitoroi prezencen e pelikanit ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta, ku ishin caktuar 8 pika vrojtimi.

Ne perfundim ne PKDK u konstatua prania e 114 pelikanë adultë, 15 juvenil dhe 65 zogj te këtij viti, per nje total prej 194 individë.

Gjithë procesi u organizua nga Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura. Ne procesin e numerimit u mbeshtetem edhe nga specialistet e AOS-Albanian Ornithological Society.

“Dikur kjo koloni numeronte rreth 250 fole ne lagune, por nderhyrja dhe shqetesimi human bene qe te shkonte ne prag te zhdukjes, deri sa arriti piken me te ulet ne 2001-2002 me 19 fole.

Nga 2002 deri ne 2014 ngritja ishte e vogel.Ne 2014, viti i pare per stafin e sotem,patem 37 fole,qe dhane 21 zogj te rinj.

Ndersa sivjet patem 85 fole dhe 3 here me shume zogj te rinj se ne 2014. U deshen shume mund e sakrifica, jo vetem nga stafi, por edhe nga shoqatat mjedisore NOE Conservation, AOS, PPNEA, EuroNatur dhe nga banoret vendas qe na kane mbeshtetur gjate gjithe kohes.” – eshte shprehur Drejtori i AdZM Fier Ardian Koçi.

9 maji Dita Boterore e Shpendeve Migratore.Po ndaj me ju nje video te te vegjelve te pelikanit kacurrel bere dje ne parkun tone.Pelikani dalmat nuk eshte perfaqesuesi tipik i migratoreve.Ne dallim nga Pelikani Roze qe pershkon me mijra kilometra,pelikani dalmat eshte nje migrator i distancave te shkurtera deri ne disa qindra kilometra.Por per ne eshte nje specie simbol i parkut dhe mjaft e dashur per komunitetin vendas.Prandaj une nuk i rezistova dot tundimit,qe sot me rastin e kesaj dite, te ndaj me ju kete video te bere me dron,ku duket vetem nje grup nga 65 zogjte e vegjel te pelikaneve.Ky vit eshte nje vit mjaft i suksesshem per kolonine e pelikanit.Dikur kjo koloni numeronte rreth 250 fole ne lagune,por nderhyrja dhe shqetesimi human bene qe te shkonte ne prag te zhdukjes,deri sa arriti piken me te ulet ne 2001-2002 me 19 fole.Nga 2002 deri ne 2014 ngritja ishte e vogel.Ne 2014,viti i pare per stafin e sotem,patem 37 fole,qe dhane 21 zogj te rinj.Ndersa sivjet patem 85 fole dhe 3 here me shume zogj te rinj se ne 2014.U deshen shume mund e sakrifica,jo vetem nga stafi,por edhe nga shoqatat mjedisore NOE Conservation,AOS,PPNEA,EuroNatur dhe nga banoret vendas qe na kane mbeshtetur gjate gjithe kohes.PER KUJTESE : zona e ishullit eshte NO FLY ZONE.Ne ishull, vec kamerave per monitorim 24 ore, eshte instaluar edhe paisje bllokuese per dronet dhe te gjithe ata qe do tentojne te fluturojne mbi ishull mund te perballen me te papritura te hidhura.Kjo gje behet per te ruajtur qetesine e pelikaneve ne ishull.

Gepostet von Ardian Koci am Samstag, 9. Mai 2020