Reklame:

Moti/ Kjo jave do te jete befasuese ne aspektin meteorologjik!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka informuar se kjo javë “do të jetë befasuese” në aspektin meteorologjik pasi në Mesdhe do të shihet tendenca e ardhjes së rrymave më të ftohta nga veriu i Europës.

Sipas njoftimit moti në vend përgjithësisht parashikohet me reshje shiu të cilat do të jenë të herëpashershme dhe në intervale të caktuara kohore gjatë ditës së hënë e të enjte do të marrin karakter rrebeshesh.

Sipas informacionit tipar tjetër i rëndësishëm gjatë javës do të jetë dhe era e vrullshme me drejtim juglindje –verilindje dhe në brigjet detare, ajo do të jetë e fortë kryesisht ditën e enjte duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit deri 5 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënien kryesisht në mëngjes e në mbrëmje: