Prodhuesit e mjaltit te BE-se kerkojne etiketim te vendit te origjines

Bashkimi Evropian edhe per mjaltin duhet të prezantojë një sistem të detyrueshëm etiketimi që tregon vendin e origjinës, dhe jo vetëm nëse produkti vjen nga BE ose jo. Eshtë një nga kërkesat e përfshira të planit të veprimit të emergjencës të kërkuar nga Organizatat Bashkëpunuese dhe Bujqësore të BE-së (Copa dhe Cogeca) “për të lejuar […]

Prodhimi dhe dobite e mjaltit

Si prodhohet mjalti? Mjalti është nektar( leng i ëmbël) natyror dhe ëmbëlsi e koncentruar e luleve që është përpunuar nga bletët dhë është kthyer në shurup të pasur. Burimi i nektarit nga i cili është bërë mjalti e përcakton ngjyrën dhe aromën e tij, ndersa lloji më i mirë është mjalti me ngjyrë të çelur. Mjaltin më të mirë e bëjnë bletët roje, kurse e mbledhin nëpër viset malorë dhe drurët e tyre. Më pas kullotet dhe, përpos një sasie poleni dhe enzimash, shumica e papastërtive eleminohen. Mjaltin e përpunojnë bletët puntore që e thithin nektarin e luleve me thumbin e tyre si gjuhë dhe e depozitojnë në mjaltë të lukthit. Bleta e kthen mjaltin dhe e depoziton në qeliza ose me të i ushqen brubujt. Bleta puntore e mbart polenin në shportat e polenit që i mban në këmbët e përparme. Dobitë e mjaltit! Mjalti është një ndër ushqimet me vlera te larta dhe te dobishme. Vlerat e tij janë  të dobishme dhe multifunskionare për sa i përket organizmit të njeriut. Ai është mjet për shpërlarje dhe laksativ. Përmban veti pastruese dhe forcuese, i pastron arteriet dhe zorrët nga papastërtitë. Eliminon bllokimin e mëlçisë, të veshkave dhe të fshikëzës urinare. Është gjithashtu konservans i përgjithshëm. Mjalti ka aftësi të absorbojë dhe të ruajë lagështinë dhe është konservans i shkëlqyeshëm i ushqimit, ndërsa disa lloje të mjaltit janë përdorur në shërimin e plagëve. Mjalti nuk duhet t’u jepet fëmijëvë nën moshën 1 vjecare. Elmentët që përmban mjalti varen nga llojet e luleve dhe përbërja minerale e tokës në rajonin ku bletët thithin nektarin. Nxit funksionimin e sistemit nervor, punën e gjëndrave dhe forcon endotelin e kapilarëve të gjakut. Mjalti ka veti antibakterore zhduk bakteriet. Elementet përbërës të mjaltit! Hekuri i cili në 1kg mjaltë gjendet në sasi prej 11.05 mg, është i, domoshdoshëm,në,enzimat e frymëmarjes së qelizave të organizmit dhe luan rol të veçantë në nxitjen e punës së organeve të gjakut në palcën eshtërore. Kaliumi është elment  përbërës i mjaltit, pa të cilin organizmi nuk mund të ekzistojë. Në 1 kg mjaltë ka 495,35 mg kalium dhe natrium. Kaliumi shërben në organizëm si përbërës dhe lidhës i albuminave dhe të glikogjienit, rregullon diurezën ( urinimin adekuat) dhe nxjerjen e këlbazës. Ndërsa Kobalti është i pranishëm në mjaltë 0,0001-0,0003 %. Mungesa e tij në organizëm shkakton humbje të oreksit, plogështi dhe sëmundjen e quajtur akobaltozë. Kolobati është pjesë përbërëse e vitaminës B12. Në rajonet bilogjeokimike akobaltoza paraqitet me ndryshime në rritje, peshë, zhvillim dhe në sterilitet ( shterpësi). Kolobati ndihmon edhe proceset në ecurine e vitaminave A, C dhe E. Duke ndihmuar enzimat oksiduese të oksigjenit në qelizë. 1kg mjaltë përmban 40,42 mg kalcium, pa të cilin është e pamundur zhvillimi i organizmit, ekzistimi i botës bimore dhe i botës shtazore. është element i përbërës i protoplazmës qelizore, eshtrave, muskujve dhe sistemit nervor. Jonet e kalciumit aktivizojnë muskulin e zemrës, shpejtojnë procesin e mpiksjes së gjakut inhibojnë ( ndalin) gjakderdhjen. Kalciumi ka edhe efekt diuretik ( lehtësues të urnimit) është antiinflamator, antiarkitik dhe antialergjik. Në 1 kg mjaltë gjejme: “ sasi prej 18,88 mg magneziumi” Kripërat e tij veprojne si laksansë, kanë efekt sedativ qetësues në sistemi nervor, rregullojnë frymëmarjen pengojnë spazmat tetanogjene, ngadalësojnë ritmin e zemrës, lehtësojnë shkëmbimin endoqelizor, aktizivojnë, sistemin reikuloendotelial, neutralizojnë produketet toksike helumese të metabolizmit dhe forcojnë imuntetin fagocitozën. Gjithashtu mjali është i përbërë edhe nga Bakër. Në 1kg mjaltë përbëhët prej 0,0001-1% bakër. […]