Reklame:

Grerza kineze demton qindra tone geshtenja ne te gjithe vendin!

Gështenja e trojeve shqiptare është një ndër frutet më të preferuar nga europianët. Çdo vit qindra tonë gështënjë eksportohen në Itali dhe vende të tjera të Europës. Por ky vit ka qenë mjaft i vështirë për fermerët e Shkodrës, Tropojës dhe zonave të tjera të Shqipërisë. E njohur si “grerza kineze”, ky insekt ka dëmtuar masivisht këtë produkt duke ulur sasinë e eksporteve. Tonin Gështenja thotë se dëmi është i madh dhe kërkohet ndërhyrja e qeverisë shqiptare. Sipas tij rikuperimi nga ky insekt kërkon një proces të gjatë nga 5 në 7 vite.

“Është një sëmundje kineze e dëmton 100% gështenjën deri sa e than totalisht. Janë diku tek 10.000 hektarë që janë të infektuara totalisht në të gjithë vendin. Kam arritur të eksportoj deri në 1.100 deri në 1.300 tonë, sivjet diku tek 400 tonë. Këtë vit në zonën tonë prodhimi është shumë i dobët. Jemi duke negociuar me qeverinë shqiptare, nëse mund të bëj diçka për zonën tonë”- thotë ai.