Lushnje, Te prekurit nga termeti do perfitojne bonus qeraje

Termeti i shkaterrimtar i 26 nentorit i cili shkaktoi 51 viktima, mbi 900 te plagosur dhe deme te medha ne banesa dhe biznese, shkaktoi dhe deme ne qytetin e Lushnjes. Genti Nushi nenkryetari i Bashkise Lushnje ne emisionin Udhekryq deklaroi se fatmiresisht ka patur vetem deme materiale. Termeti ka shkaterruar disa banesa private te cilat […]

Plani i mesuesve per mbrojtjen e nxenesve ne rast termeti

Nisur nga fatkeqësia natyrore e ndodhur një javë më parë, tërmeti që i mori jetën dhjetëra njerëzve dhe plagosi me qindra të tjerë, Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë (MASR) ka nxjerrë një udhëzim të fundit mbi masat që secila shkollë duhet të ndërmarrë në rast tërmeti. Tashmë çdo mësues duhet të ketë një plan […]

Nje grup inxhineresh shqiptaro – amerikane ndihmojne Shqiperine e goditur nga termeti

Një grup inxhinierësh shqiptaro – amerikanë të rinj e të talentuar, pjesëtarë të shoqatës së arkitektëve, mbërritën sot në Shqipëri për t’iu bashkuar punës së gjithanshme për vlerësimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit he kthimin e qyteteve më të dëmtuara në jetën normale. Pjesëtarët e grupit janë inxhinierët Sokol Huta, Kreshnik Zalli, Malivin […]

Marko Kepi mirepritet ne Michigan, grumbullohen rreth 2 mln dollare per te prekurit nga termeti

Marko Kepi, kandidati për në Asamblenë e Shtetit të Nju Jork-ut, organizatori i suksesshëm i Paradave Shqiptare, këshilltar i Kryetarit të Federatës VATRA, shënoi sukses edhe në grumbulllimin e fondeve për pasojat e Tërmetit në Shqipëri, duke grumbulluar rreth 2 milion dollarë. Këtë fundjavë ai ishte i ftuar në Michigan me rastin e 107 vjetorit […]

Termeti, hetime per ndertimet ne Tirane, Durres e Thumane

Në Shqipëri, prokuroritë e Tiranës, Durrësit dhe Krujës njoftuan se kanë nisur prej disa ditësh hetimet lidhur me ndërtesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit të fortë që goditi vendin, të martën e shkuar. Hetimet janë përqëndruar në verifikimin e lejeve të dhëna për ndërtim, respektimin e rregullave dhe ndërtimet e paligjshme. Për situatën e […]

“Zeri i Amerikes” – Termeti, deme ne 6000 pallate e banesa, 9000 banore lane shtepite

Në Shqipëri të dhëna ende paraprake flasin për të paktën 900 pallate dhe mbi 5100 banesa të dëmtuara nga tërmeti. Afër 9 mijë janë qytetarët, banesat e të cilëve u prekën dhe kanë pësuar dëme. Disa dhjetra shkolla në Tiranë, Durrës, Lezhë e Elbasan kërkojnë ndërhyrje përpara se të rinisë mësimi. Ndërsa në terren vijon vlerësimi i dëmeve. Presidenti Ilir Meta njoftoi dje se ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ende nuk ka një bilanc përfundimtar të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm i ditës së martë, i cili goditi rëndë Durrësin, Thumanën e Tiranën, por nuk la pa prekur dhe qytetate të tjera të vendit. Të dhënat vijojnë në përditësim e sipër, por ato paraprake që i përkasin mengjesit të sotëm, flasin për 640 pallate dhe 4 mijë banesa të dëmtuara, nga të cilat 371 pallate dhe afro 2500 banesa të dëmtuara rëndë. Në Durrës numri rezulton më i ulët, por vetëm për shkak se këtu procesi i verifikimit ka nisur me vonesë, ndërsa ditët e para vëmendja ishte përqëndruar të njerëzit e mbetur nën rrënoja. Në këtë qytet për momentin rezultonjnë 185 pallate dhe afro 730 banesa të dëmtuara, nga të cilat 38 pallate dje 620 banesa të prekura rëndë.

Grupe ekspertësh të huaj të thirrur nga qeveria po vijojnë të vijnë për të ndihmuar në procesin e vlerësimit teknik të godinave, ndërsa godinat që janë gati duke rënë, kanë nisur të shemben nga autoritetet, sic ishte rasti i një hoteli sot në Durrës.

Deri më tani rezultojnë të jenë afër 9 mijë qytetarët e prekur nga tërmeti. Mbi 2300 janë sistemuar nëpër hotelet me të cilat qeveria ka bërë marrëveshje, ndërsa mbi 4800 të tjerë janë strehuar pranë të afërmve të tyre. Mbi 900 banorë janë ende në çadrat e ngritura nga autoritetet në disa lokalitete ndërsa mbi 800 kanë zgjedhur qendrat sociale.

Dëmet kanë prekur dhe shkollat, ku sipas asaj që referoi dje në mbledhjen e qeverisë, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, janë 52 të tilla në Tiranë, Durrës, Elbasan e Lezhë, ku është e nevojshme që të ndërhyhet, përpara se aty të lejohet rifillimi i mësimit. Më vonë, ministrja njoftoi se pezullimi i mësimit do vijojë edhe disa ditë në qytetet e prekura: “Në Qarkun Durrës, bashkitë, Durrës, Shijak e Krujë, mësimi mbetet i pezulluar deri më datë 9 Dhjetor. Në Qarkun Tiranë që përfshin bashkitë Tiranë, Vorë, Kamëz, Kavajë dhe Rrogozhinë, si dhe në Qarkun Lezhe që përfshin bashkitë, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, mësimi do jetë i pezulluar deri më datë 5 dhetor, por ruajmë mundësinë për ta shtyrë dhe disa ditë të tjera në rast se nuk garantohemi se janë në gjendje të sigurtë strukturore”.

Për të diskutuar rreth stuatës së krijuar presidenti Ilir Meta, njoftoi dje se ka vendour thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke saktësuar se orari do të përcaktohet në varësi të situatës.

Në mbledhjen e djeshme të mëngjesit kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për opozitën që të ulen se bashku për të dhënë një sinjal bashkimi e qetësie ndaj qytetarëve.

Një ditë më parë, kryetari demokrat, Lulzim Basha, i pyetur rreth kësaj ftese tha se “tani nuk është koha as për politikë, as për propagandë. Gjëja e vetme me të cilën po merremi ne, është të jemi afër njerëzve dhe kjo është ajo që duhet të bëjë çdokush tjetër”.

Por sipas zotit Rama “unë nuk e kuptoj ç’domethënë që të ulen në tryezë e gjithë përfaqësia e njerëzve të zgjedhur të këtij vendi qenka propagande. Propagandë është të lësh njerëzit në pasiguri, kur ke mundësi të bësh më shumë dhe ndërkohë flet për gjëra që u takojnë të tjerëve, u takojnë njerëzve që janë në terren”, u shpreh ai gjatë mbledhjes së qeverisë./VOA

Read more about “Zeri i Amerikes” – Termeti, deme ne 6000 pallate e banesa, 9000 banore lane shtepite

Termeti/ Myftinia ne ndihme te familjeve te prekura ne Lushnje

Myftinia Lushnje vazhdon misionin e saj humanitar ne ndihme te familjeve te prekura nga termeti i 26 nentorit. Termeti 6.4 balle i cili shkaktoi 51 viktima dhe rreth 900 te plagosur dhe me deme te pa llogaritshme ne Durres, Tirane, Lezhe dhe Laç, ka shkaktuar dhe deme ne Lushnje. Ne rrethin e Lushnjes dhe Divjakes […]

Myftinia Lushnje 100 pica per te demtuarit nga termeti!

Pas aksionit te grumbullimit te ndihmave si dhe dhurimit te gjakut nga besimtaret Myslimane te Lushnjes, dita e sotme ka qene nje tjeter dite obligimi per Myftinine. 100 pica jane porositur dhe derguar vellezerve e motrave te demtuar nga termeti i dt 26 nentor. Organizimi i besimtareve dhe dhurimeve per te demtuarit tashme duhet menduar […]

Termeti/ Tirane-Durres-Laç ne gjendje te jashtezakonshme

Sot është mëngjesi i katërt pas tragjedisë dhe shqiptarët vijojnë të jenë në panik, pasi lëkundjet e tokës vazhdojnë, disa prej të cilave të forta. Me qindra banorë vijojnë të qëndrojnë në çadra, pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga tërmeti, ndërsa Shqipëria i kaloi festat e Pavarësisë dhe të Çlirimit në zi kombëtare dhe […]

Termeti/ 49 viktima, 45 te shpetuar dhe 750 te lenduar

Vijon të rritet bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta, duke e çuar në 49 numrin e tragjedisë, 45 të shpëtuar dhe 750 të lënduar. Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat zyrtare se […]