Eurostat/ Shqiperia e 7-ta ne Europe per rritjen e çmimeve ne dhjetor!

Inflacioni i dhjetorit të vitit të kaluar rezultoi 1.5 për qind sipas matjeve të bazuara në metodologjinë e Eurostat. Ky rezultat ishte 0.4 pikë përqindje më i lartë se matjet kombëtare për arsyen grupi i “frutave dhe perimeve” kanë një peshë më të madhe tek shporta që Eurostat përdoren për ndryshimin e çmimeve. Shqipëria u […]

Konsumojme 2.5 here me pak se nje europian – Eurostat: Konsumi individual i shqiptareve arin ne 40% te mesatares se BE

Shqipëria ka ngushtuar lehtë hendekun me Europën sa i përket një prej indikatorëve më të rëndësishëm të mirëqënies; konsumit. Të dhënat më të fundit të agjencisë europiane të statistikave tregojnë se, një shqiptar mesatar konsumon sa 40% e një europiani mesatar. Vitin e kaluar kjo normë fiksohej në 38%. Pavarësisht rritjes, Shqipëria vijon të jetë […]

Energjia e rinovueshme – Eurostat: 34.9% e konsumit final ne Shqiperi eshte energji e paster, ne BE vetem 18%

Në Europë janë vetëm 5 shtete të tjera të cilat kanë përqindje më të lartë se Shqipëria të energjisë së rinovueshme në konsumin total të energjisë, dhe këto shtete janë: Norvegjia, Letonia, Suedia, Mali i Zi dhe Danimarka. Të dhënat më të fundit të Eurostat që i referohen vitit 2018 tregojnë se në Shqipëri norma […]

Eurostat: Prodhimi i portokalleve, Shqiperia e shtata ne Europe

Shqipëria renditet e shtata në Europë për prodhimin e portokallëve në vitin 2018, duke u ngjitur një vend në renditje në krahasim me një vit më parë. Të dhënat bëhen të ditura në një raport të fundit të Eurostat, sipas të cilit në 2018-n në Shqipëri u kultivuan 300 ha me portokalle, me një rritje […]

Eurostat: Çmimet e ushqimeve u rriten gjate 2018-s, Shqiperia me e shtrenjta e rajonit

Të ushqyerit është një nga nevojat bazë të njeriut, por për fat të keq, viti 2018 shënoi rritje të çmimit të ushqimeve për shqiptarët. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, niveli çmimeve të ushqimeve sipas metodës së fuqisë blerëse (PPP) u rrit në 78 nga 71.3 që ishte një vit më parë. Shqipëria ka […]

Eurostat: Buka ne Shqiperi kushton sa 70% e çmimit ne Bashkimin Europian

Eurostat tregon se çmimi i bukës dhe  drithërave në vendin tonë është rritur në 2018 krahasuar me vitin paraardhës. Ndër të tjera, të dhënat e përditësuara të agjencisë së statistikave të Bashkimit Europian ofrojnë edhe një bazë krahasimore mes të gjitha vendeve të kontinentit të vjetër. Sipas këtyre të dhënave, një shqiptar e paguan bukën […]

Harta e Eurostat, Shqiperia dhe rajonet e saj jane me te varfrat e Europes

Shqipëria me të treja rajonet e saj  (veri, qendër, jug) renditet më e varfra në Europë sipas një krahasimi që bëri Eurostat për të ardhurat për frymë sipas Paritetit të Fuqisë Blerëse në vitin 2017. Të dhënat bëhen të ditur në Librin Vjetor të Eurostat, të publikuar së fundmi. Por nga të gjitha rajonet e […]

Paradoksi, çmimi i peshkut rritet ndersa kapet me shume, e “zbulon” Eurostat

Të gjithë dietologët këshillojë që për një dietë të pasur me vlera ushqyese duhet të konsumohet sa më shumë dhe sa më shpesh peshku. Mirëpo për fatin e keq, peshku u bë më i shtrenjtë për shqiptarët gjatë vitit 2018s- sikurse tregojnë të dhënat e publikuara nga Eurostat. Peshku u bë më i shtrenjtë për […]

Eurostat: Shqiperia me çmimin me te shtrenjte te mishit ne rajon dhe ne disa vende europiane

Shqipëria renditet me nivelin më të lartë të çmimit tëmishit nërajon, por edhe se disa vende të Bashkimit Europian. Për vitin 2018, indeksi i çmimit të mishit shënoi rritje në raport me një vit më parë, çka do të thotë se për xhepat e shqiptarëve blerja e një kilogrami mish rëndon më shumë. Eurostat ka përllogaritur nivelin e çmimit të mishit në BE dhe në vendet kandidate sipas paritetit të fuqisë blerëse. Mesatarja e BE-së merret niveli 100. Sipas të dhënave që ka […]

Shqiperia nder vendet me pabarazine sociale me te madhe ne Europe, sipas Eurostat

Polarizimi i shoqërisë pas viteve 1990 është rritur me ritme të shpejta, aq sa sot Shqipëria renditet me pabarazinë sociale më të lartë në Europë sipas matjeve të Eurostat për vitin 2017. Në hartën bashkëngjitur, shtetet me ngjyrë portokalli, kanë pabarazinë më të lartë në kontinent dhe të tilla, janë Shqipëria, Serbia, Bullgaria dhe Spanja. […]